Bota

Ambasada amerikane e tall keq Putinin, pasi tha se Rusia e ka bërë shtet Ukrainën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë është tallur me fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili para se ta nënshkruante njohjen e dy rajoneve separatiste, tha se Ukraina është krijuar nga Rusia.

Ambasada amerikane ka publikuar fotografi të kishave, katedraleve e manastireve antike ukrainase ndër vite. Simetrikisht me to, ambasada e SHBA-së ka publikuar katër fotografi identike të një pylli, duke vendosur poshtë tyre përshkrimin “Moska”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Putini tha dje se Ukraina moderne është krijuar nga Rusia dhe për këtë e fajësoi Leninin dhe Stalinin.

“Dua të fillojë me faktin që Ukraina moderne në tërësi është krijuar nga Rusia ose për të qenë me preciz nga Rusia Bolshevike, Komuniste. Ky proces nga filluar praktikisht menjëherë pas revolucionet të vitit 1917 dhe Leninin dhe shokët e tij e bënë në atë mënyrë që ishte e ashpër ndaj Rusisë, duke ndarë ato që historikisht janë toka ruse. Askush nuk pyeti miliona njerëz që jetojnë atje se çfarë mendonin”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *