Bota

Trump vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, Carney premton kundërpërgjigje

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Kanadaja kërkon “përfitimet e të qenit një shtet amerikan, pa qenë e tillë”, pasi negociatat tregtare mes dy vendeve dështuan të premten në mbrëmje, shkruan BBC.

Dështimi i bisedimeve solli vendosjen e tarifave të reja amerikane prej 50% për një sërë mallrash kanadeze.

Trumpi tha gjithashtu se fermerët amerikanë janë përballur prej vitesh me “shuma masive tarifash”.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

Kryeministri kanadez Mark Carney i cilësoi tarifat e reja si një “llogaritje të gabuar”, të hartuar për “të na dëmtojnë dhe të na përçajnë”.

Carney konfirmoi se Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave të Trumpit “dollar për dollar”, duke nisur nga 8 shtatori. Masat do të përfshijnë tarifa ndaj çelikut, produkteve të qumështit, pajisjeve elektroshtëpiake dhe produkteve elektronike.

Sipas tij, SHBA-ja dhe Kanadaja tashmë janë futur në një luftë tregtare.

Lexo më shumë  Rutte: Sulmi rus pranë kufirit me Poloninë nuk do ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën

Të dyja vendet ishin optimiste për arritjen e një marrëveshjeje në fillim të javës, por negociatat u shembën pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për ndryshime në momentin e fundit.

“Ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak. Kur sulmohesh, je në luftë. Ne u sulmuam”,theksoi Carney.

Rruga Press

YouTube player