KryesoreLajme

Murati në Luksemburg, fton bizneset të investojnë në Kosovë

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati gjatë vizitës së tij në Luksemburg ka takuar holomogen e tij, Yuriko Backes.

Ministri Murati e ka uruar Backesin për marrjen e detyrës së Ministres së Financave dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera në këtë takim të dy ministrat kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, ku Murati ka theksuar se pas normalizimit të situatës me pandeminë, objektiv kryesor i ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Ministri Murati, përmes Ministres Backes ka ftuar edhe një herë bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.

Theks i veçantë iu kushtua edhe diskutimit rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme të bazuar në barazi sociale.

“Marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Ministria më tej njofton se të dy palët ishin të një qëndrimi që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *