Bota

“Për parandalimin e katastrofës” në Ukrainë, Kancelari Scholz telefonon pasditen e sotme Vladimir Putinin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt, në përpjekje për të “parandaluar një katastrofë” në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi Steffen Heberstreit tha se biseda do të zhvillohet pasditen e së hënës dhe se kjo bisedë “është koordinuar ngushtë” me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka biseduar me Putinin dy herë, fillimisht më 20 shkurt dhe sërish më 21 shkurt.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Zëdhënësi tha se biseda Scholz-Putin është pjesë e “përpjekjeve të përbashkëta diplomatike” të Perëndimit për ta ndaluar Rusinë që ta pushtojë Ukrainën.

Gjermania është zotuar se do t’i bashkohet aleatëve perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, nëse ajo vendos që ta pushtojë Ukrainën./rel

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *