Bota

Erion Veliaj nuk i përgjigjet KLSH-së, incineratorit të Tiranës ia kryen pagesat rregullisht

YouTube player

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është përpjekur të shmangë llogaridhënien para Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me incineratorin e Tiranës. Kërkesës së audiotuesve për informacion mbi pozicionin e bashkisë në këtë çështje Veliaj i përgjigjet se pushteti lokal në Tiranë është vetëm klient. Ndërkohë KLSH thekson se bashkia ka përgjegjësi në këtë çështje pasi kur i është kërkuar mendim nga ministria e Mjedisit është shprehur pro kontratës me incineratorin.

Tirane- Nisja e hetimit për incineratorët nga kontrolli i lartë i shtetit, zbardh dhe situatën në bashkinë e Tiranës për këtë kontratë.

Sipas dosjes voluminoze, pasi Ministria e Mjedisit kërkon mendimin nga Qarku i Tiranës për landfillin dhe incineratorin e kryeqytetit, vetë Erion Veliaj ka shprehur dakordësinë e tij.

Dhe ky dokument që mban firmën e kryebashkiakut flet qartë për këtë veprim. Pas kësaj të gjithë institucionet e kalojnë në heshtje madje dhe Ministria e Mjedisit ngarkon pikërisht bashkinë e Tiranës për përballimin e kostove, raporton Ora News.

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Por çfarë ndodh më tej?

Në nëntor të vitit 2020 KLSH informon disa ministri dhe bashkinë e Tiranës për nisjen e auditimit për koncesionin me afat 30 vjeçar. Më tej në 3 mars 2021 njoftohen disa ndryshime në grupet e kontrollit dhe një ditë më pas Veliajt i kërkohet të dorëzojë dokumentet mbi këtë incinerator.

Por ndërsa të gjitha ministritë, madje dhe vetë kompanitë koncesionare, i dorëzon KLSh të gjithë materialin, bashkia e Tiranës tenton të lajë veten.

Në shkresë Veliaj shprehet se koncesioni është nënshkruar mes subjektit Integretity Energy dhe ministrisë së Mjedisit. Madje shtohet se bashkia është vetëm në rolin e klientit dhe që ka detyrim të sigurojë furnizimin me 700 tonë mbetje si dhe përballimin e kostove. Më tej Veliaj i kërkon KLSH dhe një raport se ku konsiston ky kontroll ndaj bashkisë së Tiranës.

Lexo më shumë  Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Por ashtu siç zbulojnë dhe shkresat, KLSH shprehet se vetë Veliaj pranon se bashkia ka disa përgjegjësi në këtë çështje duke shkuar dhe më tej se raporti është në fazën finale, informon Ora News. 

E siç zbuluan edhe më tej shkresat në komisionin hetimor Veliaj i ka dhënë koncesionit të Tiranës para ende pa nisur nga puna, madje janë dhe 32 milionë euro të paguara për incinerimin e mbetjeve, kur incineratori edhe sot nuk ka nisur të ndërtohet.

E pikërisht kjo bashki rriti dhe tarifën e pastrimit për të përballuar depozitimin e 29 euro për ton, si dhe e ka zbardhur lejen e ndërtimit me vonesë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *