Bota

Momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar breshërive të predhave nga forcat pro-ruse

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky, u sulmua gjatë një vizite në zonën e Operacionit të Forcave të Bashkuara (JFO) në Donbass. Tellerreport shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit, Anton Gerashchenko.

“Ministri i Brendshëm Denis Monastyrsky, një grup deputetësh të popullit, si dhe 25 gazetarë të huaj u sulmuan me mortaja në pozicionet e brigadës së 30-të. Në zonën e vendbanimit Novoluganskoye”, shkroi Gerashchenko.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Më herët, Milicia Popullore e DPR-së së vetëshpallur paraqiti një plan për një ofensivë të mundshme nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në Donbass.

Për më tepër, DPR (Republika Popullore e Donbaskut) regjistroi lëvizjen e tankeve, montimeve të artilerisë vetëlëvizëse dhe obuseve të ushtrisë ukrainase pranë vijës së kontaktit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *