BallinaLajme

Jo “Autostrada Shkup-Bllacë, por “Autostrada Arbën Xhaferri”

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një intervistë për TV21 tha se në mes të vitit 2021 pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të austradës Shkup-Bllacë, e nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai tha se ndërtimi mund të përfundojë më së largu në vitin 2023.

“Në gjysmëvjetorin e vitit që vjen do të shpallet edhe ankandi për 10 kilometrat tjera. Me Bankën Evropiane siguruam mjete edhe për këtë. Nëse përfundon ankandi gjatë vitit që vjen, realizimi duhet të fillojë në vitin 2022, e ndoshta deri në vitin 2023, nëse çdo gjë shkon në rregull, do të realizohet Shkup-Bllacë”, u shpreh Besimi.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Nga ana tjetër, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se ky projekt duhet të jetë prioritet dhe se nuk duhet ta quajmë “Autostrada Shkup-Bllacë”, por Autostrada “Arbër Xhaferi”.

Rruga Press

YouTube player