BallinaLajme

Legalizim i lëndëve narkotike? Xhaferi: Ne nuk jemi Hollandë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “Utrinski Birfing” tha se tema për legalizimin e marihuanës është përshpejtuar, pasi siç tha ende s’janë krijuar kushtet për një gjë të tillë. Ai tha se Maqedonia nuk është Holandë, por siç shtoi nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e ka ndërmend ta bllokojë.

Lexo më shumë  Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia

“Debati çdoherë është i nevojshëm, por duke shikuar perceptimin e qytetarëve në përgjithësi, vlerësoj se tema për dekriminalizimin dhe depenalizimin e marihuanës është e përshpejtuar. Kur bëhet fjalë për qëndrimin e përgjithshëm të qytetarëve, mendoj se tek shumica sundon perceptimi se parakushtet, mentaliteti dhe kuptimi në krahasim me këto çështje nuk janë njësoj me ato të Holandës, ne s’jemi Holandë. Për këtë mendoj se duhet debat më i gjerë, por nëse shumica parlamentare vendos që ky propozim ligj të kalojë nuk e kam ndërmend ta bllokojë”, deklaroi Xhaferi.

Lexo më shumë  Reuters raporton për protestën në Tiranë: Studentët denoncojnë kostot, papunësinë dhe pabarazinë

Rruga Press

YouTube player