BotaKryesore

Këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, bisedë telefonike me Kurtin, Chollet: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin kanë biseduar për disa çështje, nbdër to edhe për zgjedhjet parlamentare e presidenciale serbe të 3 prillit.

Është këshilltari i Departamentit Amerikan, ai që ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se me kryeministrin Kurti ka pasur një telefonatë fantastike, përmes së cilës ia ka konfirmuar mbështetjen e palëkundur amerikane për sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës me aksione në Graçanicë, mbyll komunën paralele të Prishtinës dhe disa institucione ilegale të Serbisë

Chollet ka thënë se gjatë bisedës Kurtit ia ka përmendur zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen në prill dhe kanë diskutuar për rastet kur shtetet e OSBE-së i kanë pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.

Lexo më shumë  Kurti: 10 minuta për të vendosur 4 vjet dinjitet dhe mirëqenie

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *