Rusia shton 7000 trupa ushtarake në kufi me Ukrainën
Deklaratat e Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën janë të rreme, të paktën kështu shprehen SHBA dhe NATO.
Madje një zyrtar i lartë amerikan thotë se ditët e fundit në kufi kanë mbërritur 7000 trupa ruse shtesë.
Zyrtari nënvizon se Rusia mund të nxjerrë një pretekst “të rremë” me qëllimin për të pushtuar Ukrainën në çdo moment.
Moska thotë se po largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Por, zyrtarët perëndimorë theksojnë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.
Rusia, e cila ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të pushtuar Ukrainën, e cilëson histeri shqetësimin perëndimor.
Ndryshe, separatistët rusë sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në lindje të Ukrainës, por që fatmirësisht nuk ka viktima.
Rruga Press