KryesoreLajme

Dua Lipa e Rita Ora urojnë Pavarësinë e Kosovës

Dy artistet me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë uruar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në një video të postuar nga Ministria e Kulturës.

“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.

Lexo më shumë  Sheholli shpërndau dokumentin e përpiluar nga Serbia që synonte rekrutimin e Kurtit përmes presionit sa ishte në burg

“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, u shpreh Rita Ora.

Përveç kësaj dyshe, në videon e Ministrisë së Kulturës, Pavarësinë e uroi edhe xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, regjistroja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu.

Lexo më shumë  Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, kryesojnë India dhe Filipinet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *