Kuriozitete

(Video) Franca bën tjetër gafë, vendos himnin shqiptar në vend të Finlandës

Franca ka bërë një tjetër gafë në protokolle përpara ndeshjes së futbollit të femrave kundër Finlandës.

Teksa finlandezet po prisnin himnin e tyre, është luajtur i plotë himni i Shqipërisë. Lojtaret e kuptuan gabimin dhe nisën të qeshnin me njëra-tjetrën.

Në fund, Franca fitoi me shifrat 5:0.

Francezët e kishin bërë një gafë të ngjashme edhe kundër Shqipërisë, në ndeshjen e 4 shtatorit 2019 për kualifikueset e Euro 2020. Në vend të himnit të Shqipërisë u vendos ai i Andorrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *