Deklaratë e banorëve të Dajçi për zgjedhjet lokale: “Do të votojmë atë që angazhohet për problemin e përmbytjeve”
10 mijë banorë të kësaj zone kanë të njëjtin problem; përmbytjet dhe dëmshpërblimet e munguara. Dhe ndërkohë që po afron dita e zgjedhjeve në Bashkinë e Shkodrës, këta banorë kanë peshën me votën e tyre në përcaktimin e kryebashkiakut të ri të Shkodrës, i cili do të marrë votat e tyre vetëm nëse angazhohet seriozisht me hallet e këtij komuniteti.
Në të kundërt, banorët po vlerësojnë edhe bojkotin e zgjedhjeve
Janë qindra milionë lekë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në këtë zonë, që sipas banorëve shkaktohen nga shkarkimet e pakontrolluara të hidrocentraleve, ndërsa sipas autoriteteve qendrore janë si pasoje e ndërtimeve në vende të papërshtatshme.
Rruga Press