Bota

Macroni niset drejt Kievit pas negociatave me Putinin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, udhëton sot në Kiev, pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Macron ka thënë në një konferencë për media në Kremlin, se ai ka bërë propozime për “garanci konkrete për siguri” për Putinin dhe se lideri rus e ka siguruar atë për “gatishmëri që të angazhohet në këtë drejtim dhe për dëshirën që të ketë stabilitet dhe integritet territorial në Ukrainë”.

Lideri francez ka thënë se ka gjetur disa pika të konvergjencës me Putinin, dhe ka shtuar se ditët në vijim do të jenë kyçe për situatën e krijuar nga pozicionimi i ushtrisë ruse afër Ukrainës.

Perëndimi dyshon se kjo situatë mund të rezultojë me pushtim të Ukrainës.

Macron ka deklaruar se i ka thënë Putinit që krijimi i një arkitekture të re për sigurinë në Evropë, nuk duhet të bëhet duhet anuluar të drejtën e shteteve për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia ka mbledhur mbi 100 mijë trupa afër kufirit me Ukrainën dhe është gati për të mbledhur një forcë prej 150 mijë ushtarësh për pushtim të plotë në mes të muajit.

Presidenca franceze ka thënë se propozimet e diskutuara përfshijnë një zotim nga Rusia dhe Perëndimi për të mos ndërmarrë veprime të reja ushtarake, për lansim të dialogut të ri strategjik dhe përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në lindje të Ukrainës.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Putin ka thënë se Moska “do të bëjë gjithçka për të gjetur kompromise që i përshtaten secilit”, duke shtuar se propozimet e bëra nga Macron mund të krijojnë një bazë për të ecur përpara në krizën rreth Ukrainës.

“Disa ide, propozime… janë të mundshme si bazë për hapa të mëtejmë”, ka thënë Putin pas bisedimeve, të cilat i ka përshkruar si substanciale dhe të llojit biznesor, ndonëse Macron e ka pranuar se ende ekzistojnë dallimet.

Putin ka thënë se ai dhe Macron do të bisedojnë sërish përmes telefonit, pas negociatave të presidentit francez me udhëheqësinë ukrainase më 8 shkurt në Kiev.

Lideri rus e ka përsëritur se ai nuk sheh alternativë për marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të Ukrainës dhe që Kievi duhet të veprojë sipas këtyre marrëveshjeve të arritura më 2014 dhe 2015.

Bideni takon Scholzin

Në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për situatën në Ukrainë.

Të dy liderët kanë shfaqur unitetin e tyre dhe besimin teka punojnë për të ndalur agresionin rus në Evropë.

Biden është zotuar për “t’i dhënë fund” gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, i cili është ndërtuar për të bartur gazin rus në Gjermani, por që ende nuk është funksionalizuar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Ideja se Rrjedha Veriore 2 do të ecë përpara në rast të pushtimit rus, nuk do të ndodhë”, ka thënë Biden në një konferencë të përbashkët për media me Scholzin.

Ai nuk ka dhënë hollësi si SHBA-ja do të veprojë, mirëpo e ka theksuar se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të veprua

r bashkë në rast të ndonjë pushtimi.

Ai ka thënë se nëse Rusa pushton – duke specifikuar që nënkupton hyrjen e tankeve dhe trupave në kufirin ukrainas – “atëherë nuk do të ketë Rrjedhë Veriore 2”, ka thënë Biden.

“Ju premtoj, do t’i japim fund”.

Scholz nuk ka shkuar kaq larg me komente, por ka thënë se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të veprojnë bashkë në rast të pushtimit rus.

Moska, në anën tjetër, mohon vazhdimisht planet për pushtim.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *