Lajme

Banorët e ‘5 majit’ dhe Laprakës paralajmërojnë grevë urie: Duam takim me Ramën

Banorët e zonës së Kombinatit, Paskuqanit, “5 majit” dhe Laprakës kanë sot afatin e fundit për të pritur në një takim kryeministrin Edi Rama; ndryshe do të futen në grevë urie poshtë zyrës së tij.

Ashtu siç e paralajmëruar në protestën e të dielës, banorët kanë premtuar se nëse brenda dy ditësh nuk kontaktohen për t’u sqaruar dhe për të marrë kontratat e nevojshme për dëmshpërblim, do të futen në grevë urie derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Ndërsa disa banorë të tjerë paralajmëruan se nëse nuk do të zbatohej Kushtetuta, ata do të vinin në përdorim ligjet e Kanunit, duke u betuar se do të mbronin me gjak pronat e tyre që janë planifikuar të prishen.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Për zonën e “5 majit”, data 22 është konsideruar si dita kur në zonë do të zhvillohet aksioni i radhës nga ana e IMT-së, për shembjen e banesave, ndërkohë që banorët kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut ose përfitim të të njëjtave metra katrorë që kanë pasur në pronësi.

Në të gjitha daljet publike të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, pretendohet se banorët do të marrin atë që i takon, por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit.

Nga ana tjetër, Rama pretendon se banorët që po u prishen banesat kanë marrë nga shteti më shumë se sa meritojnë.

Po ashtu, premtoi se askush nuk do të nxirrej nga banesa pa asnjë zgjidhje, duke shtuar se të gjithë përfitojnë dëmshpërblim dhe bonus qeraje. 

Edhe pse pretendohet se ndaj banorëve janë kryer të gjitha detyrimet ligjore, asnjë Rama, as kryebashkiaku Erion Veliaj dhe as ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, nuk kanë denjuar që t’i takojnë, edhe pse për disa javë me radhë i prisnin me protesta tek dera e Kuvendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *