Viti i Rinisë që Largohet/ Veliaj nxjerr nxënësit nga mësimi për të mbushur sallën
Një ditë pasi kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin i tregoi vendin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se duhet të qëndrojë larg futbollit, ky I fundit doli para të rinjve në Pallatin e Kongreseve.
Edhe pse iu shmang kamerave kryebashkiaku në moshë të re por me mentalitet të vjetër foli për risi për Tiranën Kryeqyteti i Rinisë 2022.
Por qindra të rinj që kishin shkuar në Pallatin e Kongreseve me çanta shkolle në krahë, duket se morën pjesë vetëm për ta shmangur mësimin e për të mbushur sallën.
Gazetari: Pse keni ardhur këtu?
Nxënësi: U futëm brenda, ishte vari le***.
Gazetari: Ju kërkuan këta?
Nxënësi: Na morën katro të shkollës o burrë, sa me lënë mësimin erdhëm.
Deklaratave të Veliajt se në këtë vit Tirana do të jetë kryeqyteti i Të rinjve, ata iu përgjigjën se jo vetëm nuk do të jetë viti i tyre por duan që të gjithë të ikin në emigrim.
‘Do ik nga Shqipëria. Gjithë e kemi menduar largimin.”
Teksa kryebashkiaku ka premtuar qindra aktivitete ne Tiranë gjatë 2022, të rinjtë thonë se në kryeqytet mungojnë hapësirat publike.
“Sot në të vërtetë jo. S’ka hapësira për të rinjtë. Më ka marrë malli për paralelet që i kanë hequr. “
Shkëlqimi i aktiviteteve të Veliaj shpesh-herë është nxirë nga të rinjtë që shprehin revoltën e tyre ndaj kryebashkiakut./ora news/
Rruga Press