Lajme

Tirana “kantier ndërtimi, por pa rrugë”, Bashkia lë në harresë lagjet e kryeqytetit

Prej kohësh shumë rrugë janë në punime dhe kalimtarët shprehen të shqetësuar pasi nuk ka asnjë tabelë që të tregojë për kohëzgjatjen e punimeve.

I gjithë segmenti i rrugës “Aleksandër Moisiu” që lidh zonën e ish-Kinostudios me atë të Freskut prej kohësh është në gjendje dramatike.

Në të nuk figuron të ketë asnjë tabelë orientuese se sa do të zgjasin këto punime, ndërsa për banorët e zonës situata duhet të gjejë zgjidhje sa më parë, pasi është kthyer në gangrenë prej më shumë se një viti.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Ka një vit  që po bëjnë punime. Firma duhet kur t’i mbarojë, t’i rregullojnë përfundimisht.”

Gropat e mëdha dhe rrugët e prishura janë kthyer në shqetësim jo vetëm par banorët, por edhe për ata që nuk jetojnë në këtë zonë.

“Shqetësuese është për të gjithë, jo vetëm për mua.”

“Shumë shqetësuese. Është problem sepse fëmijët bëhen me baltë.”

“Shqetësuese është por çfarë t’i bësh.”

“Jashtë mase shqetësuese, baltë dynjaja.”

Ata thonë se ky është një rast i përsëritur në rrugët e kryeqytetit.

“Jemi mësuar, kështu ndodh gjithmonë. Prishen, rregullohen dhe gjysma ngelen copë-copë.”

Teksa rrugët kryesore bashkia e Tiranës i ka kthyer në kantier ndërtimi, rrugët e lagjeve janë lënë në harresë të plotë.

Rruga Press

YouTube player