Ligjet dhe burokratët pengojnë të rinjtë në biznes
Të rinjtë që nisin një biznes në invocion në Shqipëri hasin një sërë pengesash burokratike dhe institucionale.
Gjatë prezantimit të projektligjit për start-upet kreu i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi theksoi se nga një sondazh ka rezultuar se këta të rinj përballen me kontrolle të shumta tatimor dhe kanë probleme me taksat që duhet të paguajnë.
Ministrja për sipërmarrjen Edona Bilali pranoi se ky projektligj nuk zgjidh gjithçka. Qeveria vendos në dispozicion të rinjve një shumë prej 10 mln eurosh për ti ndihmuar në zhvillimin e ideve.
Por për deputetët e opozitës ky projektligj është një skemë e mbështetjes politike dhe nuk zgjidh hemorragjinë e largimit të rinjve nga vendi.
Sipas projektligjit të gjithë personat fizik apo juridik që dëshirojnë të eksperimentojnë e të provojnë idenë e tyre të biznesit do të mund të vetdeklarohen përmes platformës e-Albania ku do të ketë një regjistër për start up-et dhe një regjistër për lehtësuesit.
Nga momenti i regjistrimit në regjistër, start up-et do të ketë një periudhë 24 mujore ku do të mund të marrin këshillim ligjor apo financiar falas.
Rruga Press