Lajme

Rritja e çmimeve detyron qytetarët të marrin ushqime me listë

YouTube player

Rritja e çmimeve ka shtuar numrin e qytetarëve që marrin ushqime me listë. Shitësit në Tiranë tregojnë se lista vetëm shtohet.

Qiriako Sina, pronar i një biznesi ushqimor na thotë se qytetarët nuk kanë mundësi për të paguar as produktet e shportës.

“Kërkojnë produkte të shportës, tek mielli, te vaji do tolerojmë. Fshihemi që mos t’u japim me listë. Vijnë për të marrë 6 artikuj , marrin 2 ose 3 dhe ikin”, shprehet ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ai na tregon fletoren ku mban listën e borxhlinjve dhe na thotë se shpesh është ndjerë i detyruar të japë ushqimet pa marre pagesën.

Ndërsa qytetarët vënë emrin në listë, vetë Qirjaklo nuk e ka të lehtë të furnizojë biznesin e tij. Teksa shfleton listën e borxheve, Arsida, shitëse në një dyqan në Kamëz, pohon se raste të ngjashme ka edhe në zonën e saj.

“Kërkojnë ushqimore dhe detergjente, shkon deri ne 200 mijë lekë të vjetra për familje kuptohet që ka vonesa. Raste ekstreme ka përpiqemi t’i kuptojmë të vihemi në vendin e tyre”, shprehet ajo.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Listë borxhesh ka edhe nëpër kioska. Jashtë kamerës pronarë të farmacive shprehen se borxhi ka shkuar deri në 7 milionë leke. Ata thonë se kur shohin se jeta e tjetrit vihet në rrezik, tregohen dorëlëshuar duke dhëne ilaçe shumë të shtrenjta me listë./euronews/

Rruga Press

YouTube player