Abonetë në mungesë/ Veliaj “mashtron” të rinjtë me kartën e studentit
Muaji shkurt ka nisur me mungesën e aboneve të përgjithshme apo dhe ato të studentëve. Bashkia e Tiranës premtoi shërbim më cilësor të transportit urban.
Madje nuk kanë munguar as deklaratat për penalizimin e shkelësve. Por këto ditë të ftohta dhe me shi, udhëtarët janë përballur me një situatë as pak normale duke pritur në radhë për të marrë një abone.
Për të folur për këtë çështje të studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishin të ftuar Rigels Xhemollari, Aktivist i Qëndresës Qytetare, Gevio Tabaku, student. /ora news/