Lajme

Tenderi për pastrimin e qytetit/ Veliaj, 548 mln lekë firmës fantazmë. Zbulohet mashtrimi i Kryebashkiakut

YouTube player

Zbulohet mashtrimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me tenderin e pastrimit të kryeqytetit. Bëhet fjalë për fondin mbi 548 milionë lekë, dhënë një kompanie me dokumente false.

Shkelja ligjore është konstatuar nga Agjencia e Prokurimit Publik. Pas verifikimit te fakteve tenderi u anulua dhe kompania fantazmë u përjashtua nga procedurat e prokurorimit për 18 muaj në vijim.

Agjencia e Prokurimit Publik, konfirmon skandalin e radhës të Bashkisë Tiranë në lidhje me tenderin për pastrimin e kryeqytetit me fond limit mbi 548 milionë lekë.

Lexo më shumë  Shkoi edhe Escobar?! Por Escobarët nuk mbarojnë!

Ky institucion ka vendosur të rrëzojë vendimin e Bashkisë të drejtuar nga Erion Veliaj, e cila shpalli fitues kompaninë “Korsel” me pronar shtetasin Maksim Fejzulla.

Pasi është informuar nga Komisioni i Prokurimit Publik se ky subjekt kishte përdorur të dhëna të rreme për t’u përfshirë në tenderin me objekt ‘Pastrimi i zonës Tirana II, Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur që Korsel SHPK të përjashtohet për 18 muaj nga pjesëmarrja në tendera.

Ky vendim ka ardhur pasi një nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në garë ka ankimuar vendimin e Bashkisë Tiranë për shpalljen fitues të kompanisë Korsel në tenderin për pastrimin.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Kompania ankimuese Rej SHPK pretendonte se fituesi i tenderit kishte përdorur dokumente false për disa prej automjeteve që do të përdorte në pastrimin e kryeqytetit.

Por, pavarësisht se operatori fitues nuk përmbushte kapacitetet teknike për procedurën e prokurimit, Bashkia e Tiranës e shpalli fitues atë. Pretendimet e kompanisë ankimuese u morën në shqyrtim./ora news/

Rruga Press

YouTube player