(VIDEO) Bifteku bëhet shkaktari i rrahjes masive në restorant
Në një restorant në Pennsylvania nisi një rrahje masive, pasi kuzhinieri ia shërbeu një burri tjetër biftekun para tij, raporton “Daily Mail”.
Rrahja e të premtes mbrëma përfshiu dhjetra persona, ndërsa fluturuan edhe karriget. Stafi mbeti i tmerruar.
Konsumatori Alexis Rios ka treguar se rrahja nisi pasi ai mori biftekun para një personi tjetër, që ishte në restorant para tij.
Mirëpo, dëshmitari Gaven Lauletta, tregon se rrahja nisi pasi një person mori biftekun e fundit, ndonëse nuk ishte në rend.
Policia po heton incidentin dhe ata që ishin përfshirë në rrahje përballen me akuza për sulm.
Rruga Press