Lajme

Shqiptari mes 150 shefave më të mirë në botë: Në pjatë gjendet identiteti im

Ravajol Hasani është një nga shefat shqiptarë të kuzhinës më të njohur në botë. Hasani, i cili jeton në Qipro, ka një përvojë të gjatë në fushën e gastronomisë. Numëron një sërë çmimesh ndërkombëtare por këtë vit, ai është vlerësuar si një nga 150 shefat më të mirë në botë.

Ndër çmimet me të cilat është vlerësuar janë ‘Luga e Argjendtë’, ‘Kapela e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016″. Ka pasur mundësinë për të gatuar për disa personazhe të famshëm, mes së cilëve Rihanna, aktori Hug Jackman dhe shumë të tjerë.

Lexo më shumë  Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Në një lidhje për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ai tregon sekretin e suksesit të tij. “Ajo që mundohem të bëj është të kaloj mbi kërkesat që duan klientët. Shpik receta dhe kaloj në identitetin e Ravajolit. Është identiteti im në atë pjatë.”, tha ai.

Hasani ka pasur mundësinë që të gatuajë për disa personazhe të famshëm, mes së cilëve është Rihanna, aktori Hugh Jackman si edhe shumë të tjerë. I pyetur nëse do të rikthehet në Shqipëri, ai tha:

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

“Një gjë që jam i sigurt është që nuk mund të kthehem dot në Shqipëri sepse ka shumë gjëra që jam angazhuar jashtë. Kam projektet e mia në Shqipëri por është shumë e vështirë për mua pas 30 e disa vitesh që të kthehem.”, shpjegoi Hasani.

Rruga Press

YouTube player