Kuriozitete

(VIDEO) Bifteku bëhet shkaktari i rrahjes masive në restorant

Në një restorant në Pennsylvania nisi një rrahje masive, pasi kuzhinieri ia shërbeu një burri tjetër biftekun para tij, raporton “Daily Mail”.

Rrahja e të premtes mbrëma përfshiu dhjetra persona, ndërsa fluturuan edhe karriget. Stafi mbeti i tmerruar.

Konsumatori Alexis Rios ka treguar se rrahja nisi pasi ai mori biftekun para një personi tjetër, që ishte në restorant para tij.

Lexo më shumë  SHBA-ja premton 135 milionë dollarë ndihmë për Moldavinë

Mirëpo, dëshmitari Gaven Lauletta, tregon se rrahja nisi pasi një person mori biftekun e fundit, ndonëse nuk ishte në rend.

Policia po heton incidentin dhe ata që ishin përfshirë në rrahje përballen me akuza për sulm.

Rruga Press

YouTube player