Ulen shifrat në Kosovë, 215 të infektuar e 4 viktima
Në Kosovë janë regjistruar 215 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1012 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.
Ndërsa 428 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Aktualisht në Kosovë ka 9.749 raste aktive me koronavirus, me një total prej 50.620 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.309 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 39.562 janë shëruar.exit/
Rruga Press