Bota

TRAGJIKE në Gjermani! Vriten 2 policë, thirrja e tyre e fundit: Po na qëllojnë

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Gjermani. Bild shkruan se oficerët e moshave, 24 dhe 29-vjeç ishin në një patrullë rutinë në Gjermaninë perëndimore, pranë Kusel. Rreth orës 4:20 të mëngjesit, oficerët bënë thirrje një mjeti që të ndalonte pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj ishte i armatosur.

Pasi ndaluan mjetin, ata zbuluan brenda saj një gjahu të ngordhur në bagazh, e më pas nisën inspektimin. Menjëherë pas kësaj, oficerët thonë në radio: Ata po qëllojnë mbi ne!.

Pas kësaj fjalie lidhja me to ndërpritet.  Sipas informacioneve të BILD, policja ishte e vdekur në momentin e mbërritjes së kolegëve të saj, ndërsa 29-vjeçarja ka ndërruar jetë pak më vonë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ende nuk ka asnjë përshkrim të autorëve apo mjetit që përdorën për tu arratisur.

Rruga Press

YouTube player