Lajme

Deutsche Welle: Refugjatët afganë në Shqipëri ende presin vizën amerikane

Mbi një mijë refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që SHBA të miratojë kërkesat e tyre për azil.

Shumë kanë frikë se mund të mbeten aty – dhe po shohin se ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA po vijnë duke  u zbehur.

Gazetarja e Deutsche Welle, Fanny Facsar, ka kontaktuar me një gazetar afgan në Shëngjin, Elyas, i cili vazhdon të qëndrojë në hotelin ku i ka strehuar qeveria shqiptare prej disa muajsh.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

Elyas tregon se ndihet i pafuqishëm për të ndihmuar dy motrat e tij që kanë mbetur në Afganistan dhe i kanë detyruar të ndërpresin studimet.

Gazetarja e Deutsche Welle është fokusuar tek një Statujë e Lirisë në miniaturë, e cila është ngritur përpara hotelit, duke ua kujtuar përditë familjeve afgane dhe intelektualëve të tjerë të strehuar në këtë hotel se cili është destinacioni i tyre final, por ku rruga ende nuk është hapur dhe supozohej se Shqipëria të ishte vetëm një vend tranzit.

Lexo më shumë  Gazeta gjermane‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët

Gazetarja Facssar ka shkuar edhe në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për të mësuar se kur pritet të largohen këta refugjatë nga Shqipëria dhe ka marrë një deklaratë ku nuk nuk kishte asgjë premtuese nga Silvana Banushi, një zyrtare shqiptare.

Rruga Press

YouTube player