Lajme

Vetëm 23 vjeçe, kjo është Sabrina Benga që u vra nga ish-bashkëshorti në Fier

Vetëm 23 vjeçe, nënë e një vajze 3 vjeçe, Sabrina Benga do të përcillet sot në banesën e fundit, ende pa jetuar dhe pa mundur dot të rrisë fëmijën e saj.

Sabrina u qëllua mbrëmjen e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj, i cili i kishte shkuar në banesën e prindërve dhe e ka qëlluar duke ngrënë bukë.

Lexo më shumë  Kryekuvendarja Haxhiu: Përmbyllje e suksesshme e javës, u miratuan marrëveshje që prisnin prej kohësh dhe kishin afat skadence

Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar nga 31-vjeçari Metaj, që vetëm në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar sërish për problemet me ish-bashkëshorten.

Sabrina Benga do të përcillet pasditen e sotme në orën 17:00 në banesën e fundit, teksa autori është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, teksa Elton Metaj ishte konfliktuar me bashkëshorten dhe familjen e saj edhe një vit më parë, që prej asaj kohe ai edhe ishte divorcuar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

Më 20 shtator 2020 Eltoni për më shumë se 5 orë e mbajti bashkëshorten dhe familjen e saj peng në shtëpinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *