Zjarri në fushën e mbetjeve në Lushnje, banorët ‘në pikë të hallit’: Tymi kancerogjen! Atë që ta bën kjo nuk ta bën Covid
Banorët në Lushnje nuk munden që të dalin dot jashtë banesave të tyre për shkak të tymit që ka mbuluar zonën.
Djegia e mbeturinave në Lushnje sipas banorëve është një katastrofë, madje disa prej banorëve e krahasojnë më të keqe se ajo që të bën Covid.
Banorët : Jo vetëm kur digjen, por edhe kur nuk digjen është erë mbytëse, nuk hap dot dritaren, nuk dal dot përjashtë të marr frymë, duhet marrë masë. Tani kanë vënë flakën, i kam mbyllur të tëra.
Banori 2: Tymi kancerogjen, atë që të bën kjo, s’ta bën virusi, është tmerr. Nuk hap dot as dyer as dritare, as derën, jemi të izoluar brenda.
Banori 3: Nuk kam parë në asnjë vend tjetër që plehrat të jenë në mes të qytetit apo të shtëpive, është shumë keq. E përjetojmë shumë keq.
Rruga Press