Lajme

Kryeministri Kurti pret në takim këngëtaren Inva Mula

Avancimi i profilit operistik në Kosovë dhe i institucionit të rëndësishëm e të sapo themeluar të Operës së Kosovës, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me sopranon Inva Mula.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

Lexo më shumë  Tirana e tejmbushur me protestues/ Opozita me kërkesa ndaj Ramës. Përplasje, molotovë dhe sprej lotsjellës mes protestuesve dhe policisë

Kryeministri Kurti e përsëriti zotimin e tij për të përkrahur artin dhe artistët, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme e cila është kërkuar me ngulm tash e sa vjet.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u bisedua edhe për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Ky koncert ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Bastisje për lëndë narkotike në veri të Mitrovicës, policia gjen armë, granata dore dhe mjete të tjera
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *