BallinaLajme

Verdikti i Kushtetueses, Elvis Hoxha: Vendim që pritej

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Elvis Hoxha, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti ishte një vendim i pritshëm.

Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Hoxha u shpreh se Kosova ka humbur kohë dhe kjo ka çuar në degradim të strukturës sociale. Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje kërkon të caktohet sa më parë data e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ishte një vendim që pritej. Duhet të dalë vendimin përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Për mua, ne kemi disa muaj humbje kohe. Këto nuk janë thjesht humbje kohe, por kjo është degradime të strukturës, strukturimit social. Sa më shpejt. Ne nuk duhet humbim më kohë. Të gjithë kërcënimet e tjera mbeten të vogla përballë rendit kushtetues”, tha ai.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Ai shtoi më tej duke konfirmuar me bindje se Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.about:blank

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli të pavlefshme votën e 61-t në Parlament, e cila solli formimin e qeverisë së Avdullah Hotit.

Deputeti që kishte votën vendimtare, Etem Arifi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe për pasojë, Kushtetuesja në interpretimin e saj tha se vota e deputetit ishte e pavlefshme.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese çoi në rrëzimin e qeverisë Hoti, ndërsa presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë do duhet të përcaktojë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, jo më vonë se 40 ditë./Euronews

Rruga Press

YouTube player