Bota

Bullgaria sërish mban zgjedhjet parlamentare, të dytat brenda tre muajsh

Bullgaria mban të dielën zgjedhjet parlamentare, për herë të dytë brenda tre muajsh pasi partitë politike nuk arritën konsensus për të formuar qeverinë.

Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis partisë GERB të ish-kryeministrit Boyko Borisov dhe partisë “Ka një popull të tillë”, të udhëhequr nga një drejtues emisionesh televizive, Slavi Trifonov.

GERB ka qeverisur vendin prej vitit 2009 por akuzat për korrupsion dhe kufizim të lirisë së medias kanë ulur ndjeshëm popullaritetin e saj.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Në zgjedhjet e prillit të këtij viti ajo doli sërish e para por me rezultatin më të dobët që kur mori pushtetin në 2009.

Sipas sondazheve, GERB projektohet të dalë e dyta me 20% të votave ndërsa partia “Ka një popull të tillë” del në krye me mbi 21%.

Parlamenti bullgar ka 240 vende për të cilat kandidojnë 23 parti dhe koalicione.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Sipas agjencive të sondazheve, pak më shumë se 3 milionë qytetarë – ose rreth gjysma e popullsisë me të drejtë vote – pritet të votojnë.

Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si një nga më të korruptuarit.

Partia “Ka një popull të tillë” synon zbatimin e disa reformave që nga përgjysmimi i vendeve në Kuvend, pjesëmarrje të detyrueshme në zgjedhje dhe ndryshim të sistemit zgjedhor në mazhoritar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *