Bota

Messi fiton më në fund trofeun e parë me Argjentinën

Argjentina ka fituar turneun Copa Amerika duke mundur Brazilin 1 me 0 në finalen e luajtur në stadiumin Maracana në Rio De Janeiro.

Lionel Messi ka fituar kështu më në fund një trofe ndëkombëtar me skuadrën e tij kombëtare pasi kishte luajtur më parë në 10 të tillë – 4 Kupa Bote dhe 6 Copa America.

Pavarësisht se është një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave dhe që ka fituar më shumë trofe – 10 tituj të La Ligas, katër Liga të Kampionëve dhe gjashtë Topa të Artë – mbi karrierën e Messit kishin mbetur pikëpyetjet për mungesën e ndikimit të tij në arenën ndërkombëtare me Argjentinën.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Angel Di Maria në minutën e 22 të pjesës së parë.

Messi u shpall lojtari më i mirë i turneut me katër gola të shënuar.

Argjentina triumfon në Copa America për herë të parë pas 28 vitesh.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *