BallinaBota

Koronavirusi “pushton”dhe kontinentin e fundit

Koronavirusi tashmë ka mbërritur edhe në kontinentin e Antarktidës,  i cili deri më tani kishte mbetur i paprekur nga virusi vdekjeprurës që ka ndryshuar mënyrën e jetesës në mbarë botën.

Në ditët e fundit ushtria kiliane informoi se 36 anëtarë të personelit të saj në stacionin kërkimor “Bernardo O’Higgins” kanë rezultuar të infektuar me Covid. 26 prej tyre janë ushtarak ndërsa 10 punonjës mirëmbajtje.

Lexo më shumë  Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, thotë se ka vendosur tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Lajmi erdhi vetëm 3 ditë pasi marina kiliane konfirmoi 3 raste të infektuarish në një anije që kishte dërguar ushqime dhe pajisje të tjera në stacionin kërkimore në kontinentin e largët.

Më këtë zhvillim të ri tashmë koronavirusi “ka pushtuar” të gjithë botën.

Rruga Press

YouTube player