BallinaBota

FOTO/ Mijëra kamionë në radhë në kufi, BE: të hiqen ndalimet e udhëtimit me Britaninë

Një situatë e pazakontë është krijuar në shumë kufij dhe aeroporte pas vendimit të një numri të madh vendesh europiane për të pezulluar udhëtimet me Britaninë e Madhe për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit.

Të martën, Komisioni Europian doli me një rekomandim tjetër që iu kërkonte vendeve anëtarë të hiqnin masat dhe të lejonin rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me Britaninë.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Por vendet e BE janë të lirë të vendosin vetë për rregullat në kufijt e tyre dhe për këtë arsye mund të ndjekin politikat e tyre të sigurisë.

Situata më e rënduar paraqitet në kufirin mes Britanisë dhe Francës në Kent dhe të dy vendet kanë nisur negociatat për t’i dhënë fundit ndërprerjes pasi mijëra kamionë janë bllokuar.

Në rekomandimin e KE thuhet se vendet anëtare duhet të shikojnë mundësinë të lejojnë udhëtimet nga Britania e Madhe me rregullat e tyre duke përfshirë testimet për koronavirus apo dhe karantinën.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Gjithashtu kërkohet që mjetet e transportit të mallrave duhet të mos pengohen të lëvizin të lirë.

Rruga Press

YouTube player