BallinaLajme

Zëvendësohet traktati i 1933/ Shqipëria dhe SHBA-ja marrëveshje ekstradimi, futen krimet dhe korrupsionet financiare

Ditën e sotme do të firmoset marrëveshja e re e ekstradimit mes SHBA dhe Shqipërisë. mësohet se marrëveshja do të  zëvendësojë traktatin e vitit 1933. Mësohet se marrëveshja do të firmoset sot nga Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Po ashtu mësohet, se në marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë. Në marrëveshje përfshihen dhe veprat penale si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Siç shihet në dokumentin se siguruar nga Shqiptarja.com marrëveshja e vitit 1933 është  nënshkruar nga Faik Konica, i Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministri i Shqipërisë në Uashington, dhe Cordell HUll, si dhe Sekretari i SHBA në atë kohë. Traktati ka pasur qëllim shkëmbimin e ratifikimeve të Traktatit të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar në Tiranë në 1 Mars 1933.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player