BallinaLajme

Ambasada Amerikane në Kosovë: Partitë ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të mundësohen zgjedhje të lira

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ambasada u bën thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim. Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

Lexo më shumë  Shoqata Shqiptare e Turizmit kundërshton rritjen e TVSH-së në akomodim: Goditje për turizmin shqiptar

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në njoftimin ambasadës.

Gjykata Kushtetuese dje mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime. Pas konsultimit me subjektet politike, Osmani pritet të shpallet edhe datën e zgjedhjeve, e cila duhet të jetë jo më larg se 40 ditë, afat ky që është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Lexo më shumë  Rama 'shpall diktaturën': Policia merr fuqi absolute për të ndaluar tubimet dhe për të censuruar rrjetet sociale

Rruga Press

YouTube player