LVV/ Albulena Haxhiu: Kemi interes të bashkëpunojmë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kanë interes që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Vjosa Osmanin.
Ajo në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se akoma nuk është diskutuar mes partisë lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Osmanin për faktin se sipas saj, duhet parë fati politik i Osmanit, se a do formojë iniciativën e saj qytetare.
“Ne si parti kemi thënë se jemi në diskutime apo kemi një interes që të bashkëpunojmë me zonjën Osmani. Në Vetëvendosje ende nuk është diskutuar se a do të hyjmë bashkë në zgjedhje nëse Osmani krijon një iniciativë qytetare”, ka potencuar ajo.
Haxhiu ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë një personaliteti që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik dhe që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ne nuk besojmë që çështja e postit të presidentit duhet të diskutohet. Insistojmë për një president që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik”, ka thënë ajo.
Rruga Press