BallinaLajme

LVV/ Albulena Haxhiu: Kemi interes të bashkëpunojmë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kanë interes që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Vjosa Osmanin.

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se akoma nuk është diskutuar mes partisë lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Osmanin për faktin se sipas saj, duhet parë fati politik i Osmanit, se a do formojë iniciativën e saj qytetare.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

“Ne si parti kemi thënë se jemi në diskutime apo kemi një interes që të bashkëpunojmë me zonjën Osmani. Në Vetëvendosje ende nuk është diskutuar se a do të hyjmë bashkë në zgjedhje nëse Osmani krijon një iniciativë qytetare”, ka potencuar ajo.

Haxhiu ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë një personaliteti që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik dhe që përfaqëson unitetin e popullit.

Lexo më shumë  Votimi i Ligjit për Byronë, Kurti: Na vonuan, por s’na ndalin në synimin që pasurimi në Kosovë të jetë i drejtë

“Ne nuk besojmë që çështja e postit të presidentit duhet të diskutohet. Insistojmë për një president që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player