Bota

Putin i ankohet Macronit: SHBA dhe NATO injoruan shqetësimet e Rusisë

Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi sot një bisedë telefonike me Vladimir duke diskutuar tensionin në rritje rreth Ukrainës. Sipas Kremlinit, “të dy liderët shkëmbyen mendime mbi masat e marra në të dy vendet për të luftuar infeksionin e koronavirusit.

Tema kryesore e bisedës ishte sigurimi i garancive afatgjata, të garantuara ligjërisht për Rusinë, përfshirë në kontekstin e bisedimeve të fundit Rusi-SHBA në Gjenevë dhe në kuadër të Këshillit Rusi-NATO në Bruksel”.

Putin tha se Moska do të studiojë me kujdes përgjigjet me shkrim që mori më 26 janar nga SHBA dhe NATO ndaj kërkesave të saj për garanci sigurie dhe më pas do të vendosë për hapat e saj të ardhshëm.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Ai gjithashtu “u ankua” te presidenti francez se reagimet e SHBA-së dhe NATO-s nuk morën parasysh shqetësimet themelore të Rusisë.

“Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ende nuk marrin parasysh shqetësimet kryesore të Rusisë, si parandalimi i zgjerimit të NATO-s në lindje, braktisja e zhvillimit të sistemeve të goditjes pranë kufirit rus dhe tërheqja e pranisë dhe infrastrukturës së saj ushtarake” , thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) mbi programin bërthamor të Iranit.

“Ne vërejmë afërsinë e qëndrimeve të Rusisë dhe Francës, të cilat mbështesin në mënyrë aktive vazhdimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur dhe zbatuar JCPOA, si dhe Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e miratoi atë” , përfundoi Kremlini.

Rruga Press

YouTube player