Kuriozitete

I moshuari thotë se ka vozitur pa patentë për më shumë se 70 vjet

Një burrë në Angli i cili u ndalua nga policia iu tha oficerëve se kishte vozitur pa patentë ose sigurim për më shumë se 70 vjet.

Sipas BBC, derisa ishte në patrullë, policia e ndaloi burrin të mërkurën në mbrëmje pranë Tesco Extra, në Bulwell, Nottingham.

Oficerët thanë se shoferi – i lindur në vitin 1938 – iu tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë ose sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pësuar kurrë aksident.

“Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pësuar aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt lëndime dhe kurrë nuk kishte bërë që dikush të humbiste financiarisht, duke e goditur atë derisa nuk kishte sigurime”, shtoi ekipi.

Rruga Press

YouTube player