Lajme

Iu shemb banesa, banori i lagjes Astir s’përfiton pagesë qiraje

YouTube player

Banesa e Lutfi Kastratit u shemb një vit e gjysmë më parë, pasi në zonën ku banonte nisi të zbatohej projekti për Unazën e Re.

Sipas marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës familja e tij duhet të trajtohet me pagesë qiraje, por kjo nuk ka ndodhur.

“Këtu kam shtëpinë e një njeriut të afërm dhe pse paguaj qira, prej 200 mijë lekë në muaj.  Bashkia e Tiranës premtonte një bonus qiraje. Nga një vit që ishte për banorët e Unazës së Re do jetë dy vjet”, tha ai.

“Kemi bërë kërkesë dhe tek njësia administrative Kombinat dhe tek bashkia e madhe, mirëpo problem është së këto kërkonin një objekt që të bëhej kontrata e qirasë. Një objekt me letra. Vështirësia dhe për ta gjetur ata pallat ishte shumë e madhe dhe ne gjetëm më të thjeshtën, u vendosëm përkohësisht  tek një familjar i joni. Dhe ne kemi 1 vit e gjysmë që jetojmë këtu”, tregon ai më tej.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

I pajisur me formularin e vetëdeklarimit të shtëpisë të vitit 2006, Lufiu tregon se si nuk arriti të legalizonte shtëpinë ku banonte prej 16 vitesh.

“Në vitin 2009 doli një ligj për legalizimin dhe regjistrimin e pronave në zonën ku ne jetojmë, por ne pritëm që do ta bëjnë do ta kryejmë legalizimin. Ata nuk e bënë. Është në fletoren zyrtare emri im”, thotë qytetari.

Për këtë arsye ai nuk përfiton dëmshpërblim, por e ka dërguar çështjen në gjykatë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Në gjykatë kam fituar në fazën e parë. Kemi apeluar mirëpo apeli dhe gjykata e lartë nuk merr më në shqyrtim çështje se dihet radha e madhe që është bërë sot për të shqyrtuar një çështje”, tha ai.

Nuk dihet kur do t’i vijë radha çështjes së tij të shqyrtohet nga gjykata, por Lutfiu nuk ka marrë as një përgjigje pse nuk po trajtohet me pagesë qiraje.

Ne kontaktuam me bashkinë e Tiranës për këtë rast dhe pas verifikimit na u tha se rasti i është përcjellë drejtorisë së shërbimit social për të mundësuar pagesën e qirasë që nuk e përfiton prej kaq kohesh që është i pastrehë./euronews/

Rruga Press

YouTube player