Bota

Sa është numri i trupave ushtarakë të Rusisë rreth Ukrainës

Rusia ka zhvendosur rreth 100.000 trupa – të pajisur me gjithçka, nga tanket dhe artileria deri të municionet dhe fuqia ajrore – në kufirin e Ukrainës, por mohon se po përgatit një pushtim.

Trupat në lëvizje

Rreth 35,000 rusë janë stacionuar afër territorit ukrainas.

Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi fotografi të njësive ushtarake në rrugë për zonën e trajnimit në Rostov, afër kufirit të Ukrainës.

Disa njësi të reja arritën më vonë.

Këta e çuan numrin e trupave ruse të zhvendosur rreth Ukrainës, në 100.000.

Por, një vlerësim i Ukrainës i raportuar nga CNN, thotë se janë 106.000 trupa dhe 21.000 personel i forcës ajrore dhe marinës.

Të martën, kryeministri britanik Boris Johnson tha: “Inteligjenca është e qartë se janë 60 grupe luftarake ruse në Ukrainë”.

Ku janë të pozicionuar trupat ruse

Disa analistë perëndimorë thonë se nuk është e qartë që Rusia ka mbledhur gjithçka që i duhet për pushtim tokësor.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ata vënë në dukje mungesën e spitaleve mobile në terren.

Ardhja e personelit mjekësor, shtuan ata, mund të tregojë gatishmërinë për sulm.

Pamja nga lart

Imazhet satelitore tregojnë të dhëna shtesë.

Prezenca e trupave ndonjëherë mund të detektohet nga ngjyra e tendave.

Ata prezentë që ndodhen aty, ngrohen, shkrijnë borën në çatitë e tyre dhe duken më të errëta nga lart.

Automjetet e blinduara mund të identifikohen nga forma e tyre.

Dhe gjurmët e tyre dhe balta jep shenja se automjetet janë në lëvizje.

Grumbullimi në Bjellorusi

Një forcë ruse prej disa mijëra është zhvendosur në Bjellorusi për stërvitje ushtarake të përbashkëta që do ta arrijnë kulmin mes 10-20 shkurtit.

Liderit i shtetit, Alexander Lukashenko, e mbështet presidentin rus Vladimir Putinin.

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, është më pak se 100 milje larg nga kufiri bjellorus.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Perëndimorët thonë se stërvitjet e tyre të përbashkëta mund të japin mundësinë që të tentohet një mision kundër Ukrainës.

Grumbullimi në det

Rusia po zhvillon stërvitje detare në mbarë botën, nga Atlantiku në Paqësor, duke filluar nga ky muaj dhe duke vazhduar deri në shkurt, duke përfshirë rreth:

140 anije

60 aeroplanë

10.000 personel

Gjatë anije të marinës ruse, të afta të bartin tanke luftarake, personel dhe automjete të blinduara, kanë kaluar përmes Kanalit Anglez për në rrugën e tyre në stërvitje në Mesdhe.

Por, e paqartë është nëse Deti i Zi apo gjiri ukrainas mund të jetë destinacioni i tyre i synuar.

Disa analistë thonë se zbarkimi i trupave ruse do të ishte ekstremisht e vështirë dhe forcat detare mund të jenë një “mashtrim” për të tërhequr forcat tokësore ukrainase nga rrugët e mundshme të sulmit.

Rruga Press

YouTube player