Lajme

Banori i lagjes ‘5 Maji’: Pagesa e qirasë e ulët, s’kam firmosur marrëveshje

YouTube player

Klodian Laçi, banor i zonës “5 Maji” në Tiranë tregon se pas shembjes së banesës më 19 janar, nuk ka marrë ende një pagesë qiraje edhe pse ka aplikuar para disa javësh.

Laçi shprehet se edhe nëse do të marrë një pagesë qeraje si i pastrehë, shuma është e ulët.

Ai tregon për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë për shembjen e shtëpisë.

Lexo më shumë  Maqedonci: FSK forcon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes bashkëpunimit me Kroacinë

“Jemi 4 anëtarë në familje. Njësia Bashkiakë më ka thënë që bonusi për 4 veta është 220 mijë lekë. Qiratë janë shumë të larta. Na kërkojnë edhe një paragabim”, tregon ai.

Z. Laçi shprehet se nuk dihet ende se kur do të vendosë Bashkia Tiranë për aplikimin e tij, pasi pritet një mbledhje e radhës së Këshillit Bashkiak. Ai tregon se për shembjen e banesës çështjen e ka çuar në gjykatë.

Lexo më shumë  Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

Ndërsa, urbanisti Imeldi Sokoli u shpreh se këto procese janë të parashikuara me ligj, por problemet krijohen më shumë nga burokracitë./euronews/

Rruga Press

YouTube player