Bota

Pajtohen për “armëpushimin”, Rusia shton prezencën ushtarake, ukrainasit mësojnë armët

Pas shumë orësh bisedime në Paris, Rusia dhe Ukraina u pajtuan për një armëpushim afatgjatë. Formati i Normandisë, një proces dialogu mes Moskës dhe Kievit që ndërmjetësohet nga Gjermania dhe Franca, ka nisur që prej 2014-ës dhe me anë të tij synohet paqja e përhershme mes vendeve.

Megjithatë, tensionet janë më të lartat ndër vite. Pavarësisht pajtimit për armëpushim, situata në terren është tërësisht ndryshe. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që konfirmon shtimin e prezencës ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Tanke dhe mjete të tjera luftarake mbërritën në një bazë ushtarake për stërvitje në rajonin jugor të Rostov. Rusia ka mohuar planet se po përgatitet për një pushtim të Ukrainës dhe ky përforcim duket se vjen në kundërpërgjigje të 8500 trupave të Shteteve të Bashkuara të vendosura në gatishmëri të lartë dhe gati për t’u zhvendosur në Europë në rast të përshkallëzimit të krizës.

Ndërkohë, edhe Ukraina nuk po qëndron duarkryq. Punonjësit e shërbimeve të domosdoshme në disa zona të vendit morën pjesë në stërvitje ushtarake, të cilat u udhëhoqën nga paratrupat dhe veteranët. Autoritetet njoftuan se sesionet stërvitore do të mbahen një herë në javë.

Rruga Press

YouTube player