Lajme

Përfundojnë zgjedhjet për shoqatën e FSHF në Fier, fiton kandidati i Dukës

Laze Haxhiaj është fitues i zgjedhjeve të zhvilluara sot nga shoqata rajonale e Fierit, në kuadrin e procesit zgjedhor që po zhvillohet për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Haxhiaj u zgjodh me praninë e 23 delegatëve, nga 34 që ka qarku Fier, ndërsa nga raportimet mësohet se 11 delegatë nuk morën pjesë, për shkak të presioneve.

Nga zgjedhjet e Fierit, u zgjodhën 3 anëtarë si dhe kryetari i shoqatës Rajonale Futbolli për Fierin, të cilët do të përfaqësojnë këtë qark në zgjedhjet e përgjithshme të 2 marsit për presidentin e Federatës Shqiptare të Fubtollit.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

“Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të shoqatës rajonale të Fierit dhe gjithashtu u zgjodhën edhe 3 delegatë të Fierit. 24 delegatë ishin të pranishëm ndërsa munguan 11 prej tyre. Unë nuk di të ketë pasur ndonjë lloj problemi. Përveçse disa anëtarë të shoqatës edhe pse më kishin propozuar mua për kryetar nuk morën pjesë në proces për shkak të kërcënimeve”, u shpreh Haxhiaj, i cili mbështetej në garë nga Presidenti aktual i FSHF, Armando Duka.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Procesi i zgjedhjeve në FSHF po kalon një situatë presioni, pasi ka një angazhim maksimal të Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili duket se ka marrë rolin e flamurtarit për të marrë nën kontroll FSHF. Veliaj, referuar edhe disa audio-regjistrimeve të publikuara tashmë, i ka hapur luftë frontale Presidentit Duka, ndaj të cilit po ushtrohen kontrolle nga disa institucione nën varësinë e Veliajt por edhe Kryeministrit Edi Rama.

Rruga Press

YouTube player