Lajme

Banorët e Laprakës paralajmërojnë grevë urie nëse u shemben banesat

Banorët e Laprakës që rrezikojnë t’u shemben banesat nga projekti i një rruge, paralajmërojnë grevë urie nëse shteti nuk bën marrëveshje me ta.

“Unë dua t’u bëj të ditur zoti kryeministër që nuk ka pasur nevojë të sjellës gjithë këta policë këtu. Ne protestat do i vazhdojmë dhe shtëpitë tona nuk kemi pse i prishni. Ne do i bëjmë të blinduara banesat. Nuk kemi për të na i shemb pa bërë marrëveshje me ne”, u shpreh një nga protestuesit.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ai tha nëse banesat e tyre prishen, do të ngrenë çadra para parlamentit, ku do të vendosën bashkë me familjarët e tyre.

Protestuesi u shpreh i vendosur se protestat do të vijojnë.

Ata së bashku me banorët e zonës së “5 majit” po protestojnë mëngjesin e sotëm para parlamentit, ku kërkojnë një zgjidhje për problemin e strehimit.

Rruga Press

YouTube player