Bota

Anglia heq të gjitha masat ndaj COVID-19

Anglia nga sot ka hequr të gjitha masat ndaj COVID-19 për të tejkaluar variantin Omicron. Më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.

Njerëzve do t’u kërkohet maska vetëm në disa raste të veçanta.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

Masat e reja ishin vendosur më 8 dhjetor.

Një ditë më herët, Britania e Madhe në përgjithësi regjistroi 103 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 346 vdekje.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Rruga Press

YouTube player