Lajme

Kuvend/ Në protestë, qytetarja tregon makthin: Më thanë vdiq burri, ishte gjallë

Një qytetare e zonës së Laprakës ka treguar historinë e saj lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Teksa proteston për shembjen e banesave të tyre para Kuvendit, ajo tregoi se kishte marrë lajmin për vdekjen e bashkëshortit, por pas 6 orësh mësoi se asgjë nuk kishte ndodhur. Megjithatë shtoi se sërish bashkëshorti ndërroi jetë, pas 3 ditësh pasi nuk ishte futur në intubim. 

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Burrin e shtrova në spital. Unë çova fjalë nëpër komshinj. Erdhën njerëzit për varrimin e burrit, porosita e kafen. Mbas 6 orës, tragjedi që i raftë edhe Edi Ramës o zot, (banorët e tjerë: Amin, ja po bëjmë kryqin) më thanë që burri është gjallë. Shkoi djali me vajzën shohin burrin, ishte gjallë por nuk kishte marrë intubim. Marrin doktorin në telefon, më thotë doktori që jam nipi i filanit, provo e kërko intubimin. Për 3 ditë burri im vdiq,”-tha ajo para mediave. 

Rruga Press

YouTube player