BallinaLajme

Gjykata Kushtetuese, KED mblidhet të martën për vakancën e presidentit

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i dërgojë presidentit të Republikës renditjen me dy emrat kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, prej nga ai do të zgjedhë anëtarin gjashtë të këtij institucioni.

Mbledhja e KED do të zhvillohet në orën 14:00, ku pas intervistave me dy kandidatët e lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, do të bëhet edhe vlerësimi, pikëzimi dhe renditja e tyre.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Për këtë pozicion kishte kandiduar edhe Altin Binaj, por ky i fundit u zgjodh pak ditë më parë në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kishte kandiduar edhe për vakancën e shpallur prej  Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Momentalisht ajo ka 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Rruga Press

YouTube player